E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

A shkakton kancer celulari? Dalin rezultatet e studimit

Shpeshherë është thënë që celulari mund të jetë një nga shkaktarët e kancerit për shkak të valëve rrezatuese.

Megjithatë, shkencëtarët kanë realizuar studime për të përcaktuar diçka të tillë. Dhe rezultatet kanë treguar se nuk ka prova shkencore që kjo pajisje elektronike të shkaktojë dëm të tillë në shëndetin e njeriut.

Rrezatimi elektromagnetik që lëshojnë celularët është i një fuqie të ulët dhe nuk dëmton qelizat e trupit, tha ekipi i studimit në programin “BBC Health”. Sipas tyre, çdo studim që sugjeron të kundërtën, do të thotë se testet laboratorike janë eksperimentuar në minj në nivele shumë të larta të rrezatimit.

Studiuesja Yolanda Ohene e Universitetit të Londrës shpjegoi edhe frikën e disa përdoruesve, që pjesa më e rrezikuar e trupit është koka. “Pajisjet shtëpiake, duke përfshirë dhe celularët, emetojnë fuqi të ulët, frekuencë të ulët dhe nuk dëmtojnë qelizat”, tha ajo.

Edhe Profesori Malcolm Sperrin konfirmoi gjithashtu se studimet që sugjerojnë se valët e celularit shkaktojnë kancer, janë testuar në minj me nivele të larta të rrezatimit.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet