E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

A mund ta përdorni tiganin për gatimet në furrë?

Sipas ekspertëve të kuzhinës, të cilëve AgroWeb.org iu referohet, shumica e enëve të gatimit janë të sigurta për në furrë, por temperatura maksimale varet nga shumë faktorë të tillë si materiali që ena e gatimit është e përbërë, çfarë lloj veshje ka, apo se cili është materiali i dorezës dhe i kapakut.

Të gjithë përbërësit luajnë një faktor në përcaktimin nëse një ene apo edhe një tigan, është i sigurt për t’u përdorur edhe për gatimet e furrës.

Prandaj këshilla më e mirë është që së pari të kontrolloni udhëzimet e paketimit.

Shmangni vendosjen e tiganëve me doreza silikoni, ato me elemente të tjera plastike ose ato prej druri.

Duhet të dini se tiganët e sigurt për t’u përdorur në furrë zakonisht bëhen prej bakri, gize, çeliku inox apo edhe alumini.

Ndërsa ato tiganë apo enë gatimi që nuk ngjisin nuk janë të prodhuara për të duara temperaturat e larta të një furre.

Në përgjithësi, tavat tërësisht metalike janë të sigurta në furrë të paktën deri në temperaturën 175°C.

Dhe enët e çelikut të pandryshkshëm dhe aluminit të fortë të anodizuar janë të sigurta për furrë deri në 260°C.

Si ta dalloni nëse tigani juaj mund të përdoret për gatimet në furrë

Tigan juaj mund të ketë një sërë simbolesh pas tij për të treguar se për çfarë lloj gatimesh është e sigurt dhe nëse mund të futet në furrë.  Megjithëse çdo prodhues dhe çdo tigan mund të ketë temperatura dhe ikona të ndryshme.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet