Tanimë dihet për benefitet e shumta që vaji i ullirit ka, mirëpo a është i dëmshëm konsumimi i tepërt i tij? Healthline ka treguar për disa nga rastet kur përdorimi i tepërt i vajit të ullirit mund të kenë një ndikim negative për shëndetin tonë.
Vaji i ullirit është shumë i pasur me agjentë anti-inflamatorë dhe anti-oksidantë. Ai përdoret për ushqime, mirëpo disa njerëz e konsumojnë atë në bark të thatë, si mjet për parandalim të disa probleme shëndetësore.
Vaji i ullirit gjithashtu përmban vitamina A, D, E dhe K.Yndyra që ky vaj përmban zakonisht është e pranuar për organizmin, sepse është i shëndetshëm dhe në të shumtën e rasteve nuk ka ndonjë efekt negative. Mirëpo sa vaj ulliri duhet të konsumoni?



