Nëse në fillim të vitit vendosët të humbisni peshë, por tashmë e keni prishur dietën tuaj, mos e fajësoni veten. Me sa duket, ne planifikojmë të hamë tepër, veçanërisht në dimër dhe kjo shpjegon pse ushqimet e majme duken kaq joshëse në ditët e ftohta të janarit.
Kushdo që dëshiron të humbasë peshë, është më mirë të presë pranverën për të filluar të numërojë kaloritë dhe të shikojë sasinë e tyre, rekomandojnë shkencëtarët nga Universiteti i Exeter. Ata përdorën një sërë modelesh matematikore për të hetuar teorinë se trupi evoluoi për të ruajtur një sasi të caktuar yndyre. Llogaritjet e tyre zbuluan se është më e rrezikshme të jesh shumë i dobët dhe në rrezik nga uria sesa të jesh shumë i shëndoshë.
Kjo është arsyeja pse dëshira e lindur për të rritur yndyrën dhe peshën trupore është më e fortë se dëshira për ta humbur atë. Gjithashtu, kjo nevojë për akumulimin e yndyrës në trup përkeqësohet nga ushqimet me shumë yndyrë dhe sheqer, të cilave truri është shumë i vështirë t’i rezistojë.



