Për shkak të përmbajtjes së lartë të kafeinës, kafeja rrit efikasitetin dhe përqendrimin. Megjithatë, kafeja ka edhe efekte anësore: dehidraton trupin, shfaqen njolla në smaltin e dhëmbëve dhe mund të shkaktojë rritje të menjëhershme të presionit të gjakut. Për t’u mbrojtur nga këto pasoja të pakëndshme, mjafton të pini një gotë ujë pas kafesë.
Si funksionon dhe pse është e rëndësishme?
Së pari, kafeina ka një efekt të fortë diuretik, i cili dehidraton shumë trupin. Dehidratimi mund të çojë në shumë pasoja, ndaj është e nevojshme të monitorohet niveli i lëngjeve në trup. Nëse pini një gotë ujë menjëherë pas kafesë, rivendosni ekuilibrin e ujit dhe ulni rrezikun e dehidrimit.



