E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“99% e njerëzve e pijnë ujin në mënyrë të gabuar”/ Nutricionisti tregon si duhet ta konsumojmë atë

“99 % e njerëzve e konsumojnë ujin gabimisht sa mund të shkaktojë pasoja rënda, ndërsa75 % edhe pse pinë ujë, përsëri janë të dehidratuar”, ky ishte një nga publikimet e fundit të nutricionistit Altin Joka.

Nutricionisti ishte këtë të enjte i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, në Tv EuroNews Albania për të folur më tepër rreth këtij publikimi, si dhe për të dhënë disa këshilla se si mund të pimë ujë në mënyrën e duhur,

“Pse e 75% e njerëzve janë të dehidratuar edhe pasi pinë ujë? E para e pi8në jashtë temperaturës së tij, e dyta është koha në të cilën pihet. E treta është sasia që pihet dhe e katërta është mënyra se si ata e pinë”, tha nutricionisti.

Ai ka dhënë gjithashtu disa këshilla për në mënyrë që pas konsumit të ujit të mos vazhdojmë të jemi të dehidratuar.

“Pijeni ujin ulur dhe merri kohën tuaj për ta bërë këtë gjë, jo në këmbë. Mos pini ujë gjatë ngrënies së ushqyerjes. Ai shton se gabohet edhe në temperaturën e konsumimit të ujit, duhet pirë 14-18 gradë, sepse ju ndihmon që të konsumoni më shumë në sasi ndërsa uji i ftohtë dëmton mushkërinë dhe ngushton arteriet”, tha ai.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet