Ndotja e ajrit shkakton mbi 500 mijë vdekje të parakohshme në Europë çdo vit, bëri të ditur Agjencia Evropiane e Mjedisit.
Raporti i saj nxori në pah se nivelet e ndotjes po përmirësohen ngadalë në vendet e Bashkimit Evropian, edhe pse mbeten shumë më të larta se standardet e BE-së dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Ndotja e ajrit është shkaku kryesor i vdekjes së parakohshme në 41 shtete evropiane dhe mbetet shumë e lartë”, tha Agjencia Evropiane e Mjedisit.



