Shëndeti zemrës varet drejtpërdrejt nga mënyra dhe stili ynë i jetesës, i cili duhet të përfshijë aktivitete fizike dhe ushqime të shëndetshme në rutinën tonë të përditshme.
Orët e zgjatura në punë na detyrojnë të qëndrojmë ulur për një kohë të gjatë, më pas kthehemi në shtëpi me makinë në vend që të ecim në këmbë, ulemi në tavolinë për të ngrënë, qëndrojmë ulur para televizorit, më pas shkojmë në shtrat për të fjetur. Kjo lloj mënyre jetese në të cilën kalojmë pothuajse gjithë ditën ulur, është armiku kryesor i shëndetit të zemrës, citon zmc.mk
Përballë këtij realiteti, mjekët paralajmërojnë se “ushqimi i keq” ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës. Kjo ka të bëjë me konsumin e tepërt të kripës dhe mungesën apo konsumin e ulët të kaliumit, kombinuar me mungesën e një sasie shumë të vogël të frutave dhe perimeve të ndryshme të papërpunuara, si dhe konsumin e ” vajrave të këqija”.



