E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

3 arsyet kryesore që shkaktojnë thinjen në moshë të re

Jeni thinjur në një moshë shumë të re? Këto janë 3 arsyet që ndikojnë.

Shumica e njerëzve fillojnë të kenë flokë gri menjëherë pas 30, por qimet e para të bardha shfaqen pak më herët tek ata që kanë një predispozitë të trashëguar për të humbur herët ngjyrën natyrale të flokëve, shkruan “ABCNews”.

Nëse prindërit tuaj janë thinjur në një moshë të madhe, por ju për herë të parë ju ka ndodhur më herët, atëherë faktorë të tjerë mund të përfshihen, sipas disa dermatologëve, transmeton lajmi.net.

Këto janë tre prej tyre:

Stresi i tepërt

Megjithëse shumë shkencëtarë vënë në dyshim efektin e stresit në thinjat e parakohshme, një studim i vitit 2013 nga studiuesit në Universitetin e Nju Jorkut zbuloi se nivelet e larta të stresit çojnë në humbjen e qelizave burimore në bazën e gjëndrës së flokëve. Ndoshta në të ardhmen diçka e ngjashme do të konfirmohet për njerëzit.

Problemi shëndetësor

Në disa raste, qimet e para të bardha shfaqen në moshë të re për shkak të një çrregullimi në funksionin e gjendrës tiroide ose hipofizës (gjendrës në tru). Gri shoqërohet gjithashtu me sëmundje autoimune që prekin lëkurën dhe flokët, të tilla si alopecia dhe vitiligo.

Mungesa e vitaminave

Mungesa e vitaminës B12 shoqërohet me thinjen e flokëve. Në këtë rast, ka shumë të ngjarë që të ketë një mosfunksionim në trup që nuk lejon thithjen adekuate të vitaminës.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet