Fosilet të ruajtura jashtëzakonisht mirë, të krimbave të vegjël, yjeve të detit, sfungjerëve dhe krijesave të tjera që janë zbuluar në një gurore në Uells, po “pikturojnë” një pamje të jetës në Tokë 462 milionë vjet më parë. Ishte një kohë kritike në historinë e planetit kur praktikisht nuk kishte jetë në tokë, por kafshët dhe algat lulëzonin në dete.
Vendi fosil i Castle Bank pranë Llandrindod Wells në Powys është i jashtëzakonshëm për shkak të periudhës kohore që kap dhe për shkak se fosilet tregojnë inde të buta si sytë, nervat, zorrët dhe trurin që ruhen si filma karboni në gurë balte, sipas një studimi të ri, i botuar në revistën “Nature Ecology & Evolution” të hënën. Vendi jep një pamje më të plotë të shumëllojshmërisë së jetës në të kaluarën e thellë, jo vetëm kafshët me guaska dhe kocka të forta që zakonisht gjenden si fosile.
Fosilet vijnë nga një periudhë kohore e njohur si Ordovician kur jeta po bëhej më komplekse. Periudha e hershme Kambriane dëshmoi origjinën e kafshëve, por në fund të periudhës Ordovician, Toka ishte shtëpia e ekosistemeve më të larmishme.



