Studiuesit në Japoni kanë zbuluar kohët e fundit një specie të re orkideje, me lulet e saj rozë dhe të bardha aq delikate dhe të brishta sa duken sikur janë prej qelqi.
Lulja e përshkruar rishtazi është një fqinje me popullatat e një specieje orkide të ngjashme të zakonshme në Japoni, të cilës i ngjan shumë. Zbulimi i tij është një kujtesë e rëndësishme se speciet e panjohura shpesh jetojnë nën hundët tona, raportuan shkencëtarët në “Journal of Plant Research”.
Diversiteti i jashtëzakonshëm i familjes së orkideve, Orchidaceae, është vërtet befasues dhe zbulimet e reja si kjo Spiranthes përforcojnë urgjencën për të studiuar dhe mbrojtur këto xhevahire botanike”, i tha “CNN” Justin Kondrat, hortikulturist kryesor për Koleksionin e Orkideve Smithsonian Gardens.



