E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zbulohen produktet e bukurisë dhe higjienës që përdornin romakët

Arkeologët kanë zbuluar dhjetëra piskatore romake në Britani, duke zbuluar obsesionin e kulturës së lashtë për largimin e qimeve, citon “CNN”.

Koleksioni tani është ekspozuar në një muze në Wroxeter Roman City, i cili në kulmin e tij do të kishte qenë një vendbanim i madh sa Pompei.

Mjetet e thjeshta do të ishin përdorur jo vetëm për shkuljen e vetullave, por edhe për heqjen e qimeve të padëshiruara.

Piskatoret janë pjesë e një ekspozite më të gjerë me më shumë se 400 artefakte që ilustron preokupimin e romakëve me pastërtinë dhe bukurinë estetike.

Ndër artikujt e tjerë ishin shishe parfumi, bizhuteri, aplikues make-up dhe amuleta për të shmangur të keqen.

Romakët e vlerësonin shumë higjienën personale, duke ndjekur banjat e përbashkëta çdo ditë. Shumë njerëz do të kishin pasur kompletet e tyre personale të pastrimit, duke përfshirë një lloj luge për të pastruar veshët, pastrues thonjsh dhe piskatore.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi