E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vritet luani më i vjetër në botë në Kenia

Luani më i vjetër në botë ka ngordhur pasi është qëlluar me shtiza nga barinjtë në Kenia. Autoritetet në Kenia kanë bërë të ditur se luani Loonkiito, i cili ishte 19 vjeç, ngordhi në fshatin Olkelunyiet të mërkurën mbrëma pasi kishte rënë pre e sulmeve të barinjve.

Grupi i ruajtjes së botës së egër “Lion Guardians” tha se ai ishte “luani mashkull më i vjetër në ekosistemin tonë dhe ndoshta në Afrikë”.

Shumica e luanëve jetojnë deri në 13 vite në natyrë. Zëdhënësi i Shërbimit Kenia Wildlife (KWS) Paul Jinaro i tha “BBC-së” se luani ishte i vjetër dhe i brishtë dhe endej në fshat në kërkim të ushqimit.

Jinaro nuk mundi të konfirmonte nëse ai ishte luani më i vjetër në vend, por vuri në dukje se ai ishte “shumë i vjetër”.

Grupi “Lions Guardians” i drejtuar nga Maasai punon për të ruajtur popullsinë e luanëve në Parkun Kombëtar Amboseli. Ai tha se fundi i një thatësire “shënohet zakonisht me rritjen e konflikteve mes njerëzve dhe luanëve pasi preja e egër rikuperohet dhe bëhet më e vështirë për t’u gjuajtur”.

“Në dëshpërim, luanët shpesh kthehen për të ngrënë bagëtitë” tha ai.

Ai shtoi se vrasja e Loonkiitos ishte një “situatë e vështirë për të dyja palët, për njerëzit dhe luanin”, dhe e cilësoi atë si “një simbol të qëndrueshmërisë dhe bashkëjetesës”.

Paula Kahumbu, një konservatore e kafshëve të egra dhe shefe ekzekutive e “Wildlife Direct”, tha se vrasja e luanit ishte e dhimbshme dhe bëri thirrje për masa për të mbrojtur kafshët e egra në vend.

“Kjo është pika e thyerjes për konfliktin njerëzor – botë e egër dhe ne duhet të bëjmë më shumë si vend për të ruajtur luanët, të cilët po përballen me zhdukjen”, tha Kahumbu për “BBC”.

Jetëgjatësia mesatare e një luani është rreth 13 vite në natyrë, megjithëse ata mund të jetojnë shumë më gjatë në robëri. /”BBC” – Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi