E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vaksina që do ta shërojë kancerin, ku do të testohet fillimisht?

Një vaksinë që do të parandalojë dhe të shërojë kancerin është duke u testuar në qen dhe pritet të ketë sukses edhe te njerëzit, shkruan Dailymail.

Shkencëtarët janë duke u përgatitur për testimin e një tablete, e cila do të trajnojë sistemin imunitar të njohë dhe të sulmojë qelizat e kancerit. Ata kanë zgjedhur një pjesë të qelizave kancerogjene, te cilat sistemi imunitar  nuk i njeh dhe do ta kryejnë eksperimentin duke përdorur këto qeliza. Trajnimi i organizmit të sulmojë qelizat e kancerit është një nga metodat më të mira që mund të përdoret për të trajtuar këtë sëmundje.

Shkencëtarët nga Universiteti i Arizonës do ta testojnë këtë vaksinë në 800 qen për të parë rezultatet. “Nëse ne do të shohim se qentë, që kanë marrë vaksinën do të kenë më pak qeliza kancerogjene, ky do të jetë një sukses i vërtetë”, tha Dr. Doug Thamm, autor i këtij eksperimenti.

“Ne kemi zgjedhur qentë, për të kryer sa më shpejt këtë eksperiment, për shkak se nëse eksperimenti ishte bërë me njerëz, kjo do të kërkonte shumë kohë”, shtoi Dr. Thamm.

Eksperimente të tilla po bëhen edhe në fushën e shërimit dhe parandalimit të Herpes viruseve dhe Hepatisit B.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi