E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ushtarëve rusë iu ndalohet përdorimi i telefonave të mençur

Parlamenti i Rusisë, miratoi ligjin përmes të cilit ushtarëve rusë iu ndalohet përdorimi i telefonave të mençur dhe pajisjeve tjera teknologjike të cilat mund të incizojnë bisedat ose informacione përderisa ushtarët janë në detyrë.

Përmes këtij ligji, i cili u miratua në lexim të tretë, ushtarët mund të përdorin vetëm telefonat “e thjeshtë” pa kamër dhe lidhje të internetit.

Gjithashtu ushtarëve nuk iu lejohet të ndajnë informacione për njësitë e tyre në rrjete sociale, misione, ish kolegë, apo familjarëve të tyre.

Ligji u miratua pa asnjë votë kundër.

Viteve të fundit, fotografitë dhe video incizimet në rrjete sociale kanë zbuluar lokacionet, lëvizjet dhe pajisjet e ushtrisë ruse.

Aktivistët e të drejtave të njeriut falë këtyre të dhënave kishin arritur deri te informacionet e abuzimeve në ushtrinë ruse.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi