E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Uji i nxehtë rrjedh nga hëna e akullt e Saturnit

Astronomët kanë vënë re një rrjedhë të madhe uji të përshkojë hapësirën, e cila e ka burimin nga Enceladus, hëna e akullt e Saturnit.

Hëna ka një gjerësi prej 504 km dhe njihet  për gejzerat e saj, por ky veçohet nga të tjerët. Rrjedha shtrihet për 9600 km, sa largësia ajrore midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë.

Shkencëtarët janë të mahnitur pas Enceladus sepse oqeani i saj i kripur nëntokësor mund të ketë të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e jetës.

Shpërthimi i ri i ujit është kapur nga teleskopi James Webb. Shkalla e tij është gjigande pasi sipas vlerësimeve, po vërshonin 300 litra ujë në sekondë. Kjo do të ishte e mjaftueshme për të mbushur një pishinë olimpike në vetëm pak orë.

Temperatura në sipërfaqen e hënës së akullt është -200 gradë Celsius. Por në bërthamën e saj, shkencëtarët mendojnë se është mjaftueshëm nxehtë për të ngrohur ujin duke shkaktuar gejzerat.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi