E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tuneli i veçantë i cili përshkon shtatë male ndodhet në Norvegji

Një mënyrë unike për të eksploruar shtatë malet që rrethojnë qytetin piktoresk të Bergenit është krijuar në bregun perëndimor të Norvegjisë.

Një tunel i gjatë 3 kilometra çiklizmi dhe këmbësori, është ndërtuar në bazën e malit Lovstakken, i cili është më i madhi i llojit të tij i ndërtuar për këtë qëllim.

Ndërtimi i tij filloi në shkurt 2019 dhe zgjati katër vjet, ndërsa kostoja e këtij projekti, që u ndërmor nga shteti norvegjez, kushtoi gati 29 milionë dollarë. Duhen më pak se 10 minuta për të kaluar tunelin me biçikletë dhe rreth 40 minuta në këmbë.

Dikush do të mendonte që kjo rrugë mund të ishte monotone dhe ndoshta klaustrofobike, megjithatë, shumëllojshmëria e veprave artistike që zbukurojnë tunelin, ngjyrat e ndryshme dhe ndriçimi, krijojnë një përvojë të këndshme për kalimtarët e tij.

Në qendër të tij është një instalim ‘ore diellore’ që tregon kohën e ditës, duke ndihmuar në orientimin e vizitorëve të tij./RTSH-Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi