E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tri shtetet nga të cilat më së shumti blejnë vetura shqiptarët

Muajt e parë të këtij viti është regjistruar një rritje e fortë e importit të automjeteve në vend.

Për periudhën Janar-Mars 2018, vlera totale e importuar e automjeteve për transportin e pasagjerëve arriti në 54.5 milionë euro, një rritje me 9.2% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar dhe shumë më e lartë se tremujori i parë i 2016-ës.

Kjo rritje vjen në një moment kur pritet të hyjë në fuqi vendimi për ndalimin e importit të automjeteve të vjetra që nuk plotësojnë kriteret e ndotjes. Ndërkohë rritja e importeve është forcuar edhe nga masat që vende si Gjermania po marrin kundër automjeteve të naftës, duke shtyrë pronarët t’i shesin ato në vendet e Evropës Lindore.

Pikërisht Gjermania kryeson edhe listën e vendeve të origjinës të automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri dhe qarkullimi arrin në 25.4 milionë euro. Gjermania është ndjeshëm partneri kryesor, pasi nga vendi i dytë që ndjek në listë, Italia, u importuan vetëm 9.6 milionë euro automjete.

Ndërkohë, nëse vendi i tretë zihej më parë tradicionalisht nga Mbretëria e Bashkuar, ky vend kësaj radhe i takon Zvicrës, nga ku u importuan 2.5 milionë euro në vlerë automjetesh. Britania lufton me Shtetet e Bashkuara për vendin e katërt dhe importet llogariten përkatësisht në 2.2 dhe 2.1 milionë euro.

Ndalimi i automjeteve me timon në krahë të djathtë – Shqipëria mund të detyrohet të tërheqë ndryshimet.

Shtetet e Bashkuara vijnë si surprizë në këtë listë, pasi vlera e importeve është dyfishuar nga viti në vit. Për të njëjtën periudhë një vit më parë, Shqipëria importonte nga përtej Atlantikut vetëm 1 milion euro automjete.

Vendet që mbyllin dhjetëshen e parë të origjinës së makinave janë: Republika Çeke, Japonia, Korea e Jugut, Kanadaja dhe Franca.

Pjesa dërrmuese e automjeteve të importuara janë të përdorura, pasi Shqipëria importon shumë pak automjete të reja. Të dhënat e Organizatës së Prodhuesve të Mjeteve Motorike tregojnë që në 2017, në vendin tonë u shitën vetëm 2.8 milionë euro në vlerë automjetesh të reja./scan

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi