Shumë vende në mbarë botën kanë tradita unike të mëngjesit. Në Lion të Francës njerëzit “zhyten” në verë nga ora 09:00. Në Van, Turqi, është zakon të shijoni një mëngjes me nëntë pjata. Por në Bavari, siç raporton BBC, njerëzit janë më “përpara”, pinë birrë duke ngrënë salsiçe të bardha, të cilat njihen si Weißwurst.
“Një Weißwurst është më shumë se një vakt, është një justifikim për një takim jozyrtar kur është shumë vonë për kafe, por shumë herët për drekë,” tha Frauke Rothschuh nga Mynihu për BBC. Ai gjithashtu shtoi se njerëzit zakonisht dalin dhe zgjedhin pijetoren “Gaststätte Großmarkthalle”, e cila ndodhet në jug të Mynihut, për të shijuar atmosferën. Salsiçet e bardha të kombinuara me birrën u bënë rutina e preferuar e gjermanëve.
Si u krijuan salsiçet e bardha?



