Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit më të madh social “Facebook”, Mark Zuckerberg, tashmë zyrtarisht është njeriu i tretë më i pasur në botë, duke u renditur pas Bill Gates.
Zuckerberg i ka zënë vendin Warren Buffetit, i kompanisë “Berkshire Hathaway”, i njohur gjerësisht si investitor me portofol mjaft interesant si dhe një armik i teknologjisë kur bëhet fjalë për të investuar.
Sipas Indeksit të Miliarderëve të kompanisë “Bloomberg”, kjo ngjitje në renditje vjen pasi aksionet e Facebookut u patën rritje me 2.4 për qind dhe kjo është hera e parë në histori që të tre njerëzit më të pasur të botës e kanë bërë pasurinë e tyre në sektorin e teknologjisë.



