E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Telefoni më i shitur në botë është…

Ky është telefoni më i shitur në botë. Hyri në treg në vitin 2003 dhe brenda pesë vitesh, Nokia 1100 u shit në 250 milionë copë, duke u bërë kështu jo vetëm telefoni më i shitur, por pajisja elektronike më e shitur në botë.

Në fakt, telefoni i një miliardtë i Nokias që u shit ishte një 1100 i blerë në Nigeri në vitin 2005! Kishte të integruar një dritë (flashlight), zile monofonike, mbulesa të ndryshme, taste te buta, ku s’mund të depërtonte pluhuri; kapacitet prej 50 mesazhesh, 50 vende për kontakte, nja 400 orë kohë deri në mbushjen e radhës … dhe, ndoshta më e rëndësishmja, ajo kishte Gjarprin (Snake), domethënë Snake II dhe Space Impact.

Ndonëse Nokiat 1100 u ndërprenë motit, në vitin 2009 nisën të shfaqeshin në shitje për sasi marramendësi parash – deri në 32 000 dollarë për copë! E shpjeguar thjeshtë dhe me pak fjalë, pikërisht këta lloj celularësh (me sa duket), përdoren nga hackers për të vjedhur llogari bankare të klientëve të ndryshëm.

Sikurse mund të kuptoni prova nuk ka për një gjë të tillë, ose le të themi është vështirë të njohësh dikë që e bën këtë “punë” dhe të provojë se si praktikisht e kryen. Por fakti që edhe në Shqipëri njerëz të ndryshëm realisht i kërkojnë këta lloj celularësh dhe shumë të gatshëm për të paguar edhe 5000 euro të bën të mendosh që diçka të vërtetë duhet të ketë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi