E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Studiuesit identifikojnë ajrin më të pastër në planet

Studiuesit kanë identifikuar një rajon në Oqeanin Jugor në brigjet e Antarktikës si ajri më i pastër në Tokë.

Një ekip shkencëtarësh të klimës nga Universiteti Shtetëror i Kolorados, ishin kuriozë të shohin se deri ku arrijnë grimcat e prodhuara nga industria njerëzore dhe aktiviteti.

Për ta zbuluar, ata lundruan në Oqeanin Jugor, i cili rrethon Antartikën nën 40 gradë gjerësi jugore dhe mati përbërjen e ajrit në disa pika. Ata morën matje nga shtresa kufitare, një pjesë e atmosferës së ulët që vjen në kontakt të drejtpërdrejtë me sipërfaqen e oqeanit dhe arrin deri në 1.2 milje në atmosferë.

Mostrat e ekipit nuk treguan aerosole ose grimca të tjera që ishin të lidhura me ndotjen e njeriut ose aktivitete të tjera. Përkundrazi, pjesa më e madhe e grimcave dhe baktereve u gjurmuan përsëri në territoret prapa dhe zonat e tjera aty pranë, ku bakteret dhe materia mikroskopike nga oqeani përziheshin me erën dhe qarkullonin nëpër atmosferë.

Ekipi kombinoi të dhënat e erës për rajonin me analizën e mostrave të tjera të mbledhura nga oqeani dhe atmosfera që rrethojnë vendin kryesor të provës për të gjurmuar origjinën e grimcave në leximin origjinal.

Në përgjithësi studimi sugjeron që [Oqeani Jugor] është një nga vendet e pakta në Tokë që është prekur minimalisht nga aktivitetet antropogjene. Vendi i mëparshëm i ‘ajrit më të pastër’ të botës u identifikua nga studiuesit në 2019 në Cape Grim në Tasmania, afër skajit verior të Oqeanit Jugor.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi