E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Studimi: Vetëm 2-3% e sipërfaqes së Tokës është ekologjikisht e paprekur

Çfarë mund të bëjmë…

  • Një studim i ri i publikuar në Frontiers in Forests dhe Global Change ka zbuluar se vetëm 2 – 3% e sipërfaqes së Tokës mund të konsiderohet ekologjikisht e paprekur.
  • Kjo përqindje është dukshëm më e ulët se llogaritjet e mëparshme, të cilat e vlerësuan këtë shifër në 20 – 40%.
  • Kjo sepse studimi i fundit përfshiu humbjen e specieve nga habitati i paprekur përveç popullatave të reduktuara.

Vetëm mes 2 % dhe 3 % e sipërfaqes së Tokës mund të konsiderohet ekologjikisht e paprekur, sipas një studimi të ri të publikuar në Frontiers in Forests dhe Global Change. Kjo përqindje është në mënyrë drastike më e ulët se vlerësimet e kaluara, të cilat vlerësuan se ishte midis 20% dhe 40 %, sepse vlerësuan humbjen e specieve nga habitati i paprekur, si dhe popullatat e reduktuara të specieve.

Megjithatë, gjetjet tregojnë se një fokus në rivlerësimin e specieve specifike në habitatin e paprekur mund të rikuperojë tërësinë ekologjike të tokës në rreth 20 %.

Më shumë se 30 vjet më parë, zonat e shkreta – zonat natyrore që nuk janë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme nga njerëzit – u identifikuan si përparësi të veprimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen. Vetëm kohët e fundit ka pasur një nxitje për të përcaktuar se si maten zonat e shkreta, me një fokus në habitatet e paprekura. Integriteti i ekosistemeve natyrore është njohur gjithashtu nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Diversitetin Biologjik si një qëllim i rëndësishëm në kornizën globale të biodiversitetit pas vitit 2020.

“Ne e dimë që habitati i paprekur, gjithnjë e më shumë po zhduket dhe vlerat e tij janë provuar si për biodiversitetin, ashtu edhe për njerëzit”, thotë Dr. Andrew Plumptre nga Sekretariati i Zonave Kryesore të Biodiversitetit në Kembrixh, autori kryesor i studimit. Studimi zbuloi se shumë nga ato që ne i konsiderojmë si habitate të paprekura kanë mungesë të theksuar të specieve që janë gjuajtur nga njerëzit, ose kanë humbur për shkak të specieve agresive ose sëmundjeve.”

Përcaktimi i zonave të paprekura

Aktualisht, nuk ka një përkufizim të përbashkët të zonave të paprekura. Vlerësimet e kaluara, të cilat përqendroheshin në ndikimin e njerëzve habitat, krijuan harta të ndikimit antropogjenik që vlerësuan në mënyrë të pavarur se midis 20% dhe 40 % të sipërfaqes së tokës në planet mbetet e lirë nga ndërhyrjet e mëdha njerëzore (të tilla si vendbanimet, rrugët, dritat dhe ndotja akustike).

Në studimin e ri, Plumptre dhe kolegët u përqendruan në një qasje tjetër. Në vend që të përqendroheshin në ndikimin njerëzor, ata bënë një studim të vendeve të kriterit C të Zonave Kryesore të Biodiversitetit (KBA), i cili thotë se një komunitet ekologjik i paprekur ka numrin maksimal të specieve që dihet se ndodhen në një vend të caktuar (d.m.th. nuk dihet humbja e kafshëve në atë zonë), në krahasim me një pikë referimi të përshtatshme rajonalisht.

Si pikë referimi, autorët zgjodhën vitin 1500 të es, pasi kjo është data bazë për vlerësimin e zhdukjeve të specieve brenda Listës së Kuqe të Specieve të Kërcënuara të IUCN. Përveç pandikueshmërisë së habitatit, autorët gjithashtu vlerësuan paprekshmërinë e faunës (d.m.th.pa ndonjë humbje të llojeve të kafshëve) dhe praprekshmërinë funksionale (pa humbje të dendësisë së kafshëve nën një nivel që do të ndikonte në funksionimin e shëndetshëm të një ekosistemi).

Rivendosja e habitateve të paprekura

Autorët hulumtuan se si zbatimi i këtyre 3 masave të paprekshmërisë zvogëlon numrin e vendeve që mund të kualifikohen nën Kriterin e KBA. Ata zbuluan se vetëm midis 2 % ose 3% e sipërfaqes së Tokës kualifikohet nëse Kriteri C përcaktohet si vende që janë funksionalisht të paprekura, 10 herë më e ulët sesa vlerësohej më parë. Fatkeqësisht, vetëm 11% e vendeve të përfshira në këtë studim janë të mbuluara nga zona të mbrojtura. Sipas autorëve, shumë nga zonat e identifikuara përkojnë me territoret e menaxhuara nga komunitetet autoktone, të cilët luajnë një rol vendimtar në mirëmbajtjen e tyre.

“Zonat e identifikuara si funksionalisht të paprekura përfshinin Siberinë Lindore dhe Kanadanë Veriore për bimë boreale dhe tundra, pjesë të pyjeve tropikale të Amazonës dhe Kongos dhe shkretëtirën e Saharasë”. Megjithatë, ka shpresë. Autorët thonë se deri në 20 % të sipërfaqes së planetit mund të rikthehet në paprekshmërinë e faunës përmes rivendosjeve të vetëm disa specieve në habitatin e mbetur të paprekur.

Plumptre thotë “Rezultatet tregojnë se mund të rritet zona me paprekshmëri ekologjike deri në 20% përmes rivendosjeve të synuara të specieve që kanë humbur në zona ku ndikimi i njeriut është ende i ulët, me kusht që kërcënimet për mbijetesën e tyre të mund të adresohen dhe numrat rivendosen në një nivel ku ata përmbushin rolin e tyre funksional”.

Në të ardhmen, identifikimi i zonave nën KBA Kriteri C mund të ndihmojë në përqendrimin e vëmendjes në këto zona për ruajtjen dhe restaurimin, sipas Plumptre, “është treguar se habitati i paprekur ka përfitime të rëndësishme si për jetën e egër ashtu edhe për njerëzit dhe si rezultat duhet të jetë një objektiv kritik i negociatave të vazhdueshme të Konventës mbi Diversitetin Biologjik, korniza globale e biodiversitetit pas vitit 2020.

Njohja e këtyre vendeve të veçanta brenda habitatit të paprekur, ku keni paprekshmëri të plotë funksionale, është e nevojshme dhe planifikon të përqendrojë restaurimin në zonat ku integriteti ekologjik mund të rikuperohet”.

/ World Economic Forum

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi