E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Studimi: Personat që nuk hanë mëngjes janë të rrezikuar

Një person që nuk konsumon mëngjes, është më i rrezikuar të pësojë një goditje në zemër se sa një tjetër person që e konsumon atë. Njerëzit që shmangin ushqimin në mëngjesjanë pothuajse dy herë më shumë të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës, raportohet në studimin e publikuar në ‘Journal of the American College of Cardiology”.

Mungesa e vaktit të parë të ditës lidhet me ndryshimet e oreksit, presionin e lartë të gjakut dhe ndryshimet e dëmshme në nivelet e kolesterolit.

Të dhënat u grumbulluan nga më shumë se 6,000 pjesëmarrës nga mosha 40 deri në 75 vjeç dhe nxjerrin në pah historinë e sëmundjeve kardiovaskulare apo kancerit që kanë kaluar këta persona.

Personat e përfshirë në studim, të cilët nuk kishin konsumuar asnjëherë mëngjes, kishin një rrezik 87% më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare sesa ata që e konsumonin mëngjesin çdo ditë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi