E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Studimi i ”Digital News Report 2019”: Dy në tre persona lajmet i lexojnë në celular

Lajmet online lexohen edhe në ekranet e kompjuterave dhe tabletave, por media e preferuar është telefoni celular, sipas ”Digital News Report 2019”, që shqyrtoi 38 vende në gjashtë kontinente.

Studimi tregon se mesatarisht në botë dy njerëz nga tre (66%) lexojnë lajmet në smartfonët e tyre.

Në shumë vende, smartfoni është mjeti me të cilin mund të lexohen lajmet e para të mëngjesit.

Sipas studimit një në tre  persona (33%) lexon lajmin e parë në Facebook, 8% në WhatsApp dhe 5% në Instagram.

Në botë, tema e lajmeve të rreme që qarkullojnë në Facebook ka penalizuar përdorimin e mediave sociale si një burim lajmesh.

Përqindja e atyre që lexojnë lajmet nga Facebooku ka shënuar rënie në 36% (ishte mbi 40% në 2015), ndërsa përdorimi i WhatsApp rritet në 16% dhe ai i Twitter mbetet pothuajse i qëndrueshëm në 10%, ndërsa Instagram shënon rritje në 9%, Messenger 8%, dhe Snapchati me 3%.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi