Më herët, Sony i ka sjellë kufjet WH-1000XM3, që bllokonin çdo zhurmë përreth përdoruesit, derisa tani ka sjellë edhe pajisjet pa tela, që e kryejnë të njëjtin funksion.
Kufjet me të njëjtin emër si të parat, kanë ngjashmëri të madhe me AirPods, ndërsa vendosen në vesh të atyre që duan qetësi dhe të mos dëgjojnë asgjë.
Në to është vënë çipi QN1e HD e zhvilluar nga Sony, që ka dalë të jetë shumë e mirë në bllokimin e zhurmës. Kjo funksionon nëpërmjet dy mikrofonave, që mbledhin tingujt anash, të cilat më pas bllokohen nga procesori.



