E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sonte të gjithë me sy nga qielli për të parë Hënën Blu

Night sky with clouds stars and full moon

Romantikët dhe vëzhguesit e qiellit janë paralajmëruar për të vëzhguar hënën blu. Sonte, më 31 mars, në fakt, do të jemi dëshmitarë të hënës së dytë të plotë të vitit 2018.

Kjo ngjarje nuk ka ndodhur që nga viti 1999 dhe edhe nëse nuk do të jetë aq spektakolare sa Blood Moon (Hëna e Gjakut) e janarit, ajo do të jetë ende sugjestive dhe do të përsëritet vetëm në vitin 2020, shkruan ata. Nëse në harkun e dy muajve ndodhin dy hëna të plota brenda një muaji kalendarik, ngjarja e dytë quhet Blue Moon (Hëna Blu). Emri, në fakt, është çorientues sepse nuk ka të bëjë fare me ngjyrën e hënës.

Përkufizimi është dhënë gabimisht nga astronomi James Hugh Pruett në një artikull të botuar në vitin 1946 në revistën “Sky & Telescope”. Fiset e amerikanëve vendas, megjithatë, e quanin “Warm Moon”(Hëna e ngrohtë), sepse me ardhjen e pranverës, toka bëhej më e butë.

Çfarë përfaqëson? Hëna e plotë e marsit simbolizon fillimin e pranverës dhe sipas besimit popullor, kur fillon të bjerë, jep energji pozitive, duke larguar prezencat negative. Për më tepër, toka përjeton një rilindje dhe zgjohet nga letargjia dimërore. Është një moment rilindjeje dhe energjie.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi