E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sonda e NASA-s nis udhëtimin drejt Diellit

NASA-s filloi misionin e saj historik drejt Diellit. Sonda “Parker” u lëshua të dielënnë mëngjes nga Cape Canaveral, në shtetin e Floridës. Objektivi i saj është udhëtimi drejt atmosferës së Diellit, duke u afruar më pranë tij se sa çdo mjettjetër hapësinor.

Sonda ka përmasat e një makine të vogël, ka një peshë prej rreth 635 kilogramësh dhe do të arrijë një shpejtësi lëvizjeje deri në 692 mijë kilometra në orë, duke u bërë kështu mjeti kozmik më i shpejtë në histori. NASA ka dashur prej dekadash të dërgojë një sondë drejt kurorës së Diellit, por nuk ka patur teknologjinë e duhur për mbrojtjen e mjetit kozmik nga nxehtësia diellore. Sonda “Parker” është misioni i parë i NASA-s që merr emrin e një personi të gjallë.

                        Astrofizikani Eugene Parker me shkencëtarët e Universitetit “Johns Hopkins

“Dr. Eugene Parker është fizikani që u mor me studimin e Diellit. Në vitin 1958 ai parashikoi ekzistencën e erërave diellore. Udhëtimi i sondës përgjatë kurorës së Diellit do të bëjë të mundur vëzhgimin e përshpejtimit të erërave diellore, të zbuluara nga zoti Parker.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi