E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Si do jenë qytetet e së ardhmes?

Qytete-pyje dhe lëvizje elektrike, qytetet e së ardhmes do të jenë të zhytyra në gjelbërim, e mallrat do të dorëzohen me dronë. Ky është vizioni optimist të cilit do të duhet t`i përshtaten metropolet e nga sa thuhet, qyteti i parë i këtij lloji është gati në Meksikë.

E rrethuar nga gjelbërimi, zona prej rreth 560 hektarësh, e ndodhur jo shumë larg Kankunit, ka formën e një rripi. Ishte menduar fillimisht që aty të ndërtohej qendra më e madhe tregtare në Amerikën Latine.

Por kur panë zonën, arkitektet menduan ta kthenin në një qytet-pyll. “Kjo nuk do të thotë të kthehemi në të kaluarën sepse vajtojmë një gjendje para-moderne. Përkundrazi, ne e menduam qytetin si një pyll dhe pemët si një fakt urban, e kjo nuk është gjë tjetër veçse një ndërthurje e përsosur mes tyre”, shprehen ata.

Frymëzimi për të ashtuquajturin “Smart Forest City“ vjen nga qytetërimi misterioz i Majave, ndonëse padyshim materializimi i idesë për të marrë formën e një qyteti inteligjent, apo e qytetit të së ardhmes, ka qenë një rrugëtim i gjatë. Deri më tani ky ka qenë gjithmonë një koncept, i aplikuar kryesisht për një model banimi e kurrë për një qytet të tërë.

Masterplani është në gjendjen e tij përfundimtare, kështu që qyteti i së ardhmes është përvijuar dhe është gati të ndërtohet. Projekti do të nisë në vitin 2020 për tu përfunduar sipas gjasave në 2026-tën.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi