Data 1 janar konsiderohet si dita botërore e Vitit të Ri, por gati një e treta e botës nuk e feston Vitin e Ri në këtë datë.
Në Kinë viti i ri festohet sipas kalendari kinez që varion mes 21 janarit dhe 20 shkurtit. Sipas këtij kalendari çdo viti i ri merr emra kafshësh si viti ‘majmunit të zjarrtë’, Viti i Dragoit, Viti i Gjelit, i Gjarprit e më gjerë. Viti 2018 për kinezët emërtohet si Viti i qenit.
Në Tajvan, Viti i Ri kinez festohet me një rit më thjeshtuar duke u lutur tek disa balona që më pas lëshohen në qiell.



