Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me vdekjet në aksidentet rrugore për 100 mijë banorë.
Me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet në mesin e vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Evropë.
Raporti thekson se Rusia ka rrugët më vdekjeprurëse në Evropë, me 18 vdekje për 100 mijë banorë. Më pas renditet Armenia me 17.1, Bosnjë Hercegovina me 15.7, Gjeorgjia me 15.3 dhe Shqipëria dhe Ukrahnia me 13.7, shkruan Tch.



