E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shpresa për përdorimin e plazmës kundër COVID-19

Gjaku i personave që janë prekur dhe shëruar nga COVID-19 ofron shpresa për të kuruar të sëmurët nga kjo sëmundje.

Shkencëtarët do të studiojnë nëse duke injektuar me plazmën e personit të shëruar një pacient të sëmurë, mund të shohin rezultate pozitive tek pacienti.

Kjo praktikë njihet prej kohësh dhe është përdorur edhe në kohën e gripit të vitit 1918, në epideminë e fruthit në vitet 1930 dhe kundër ebolës në 2014.

Kur një person i infektuar shërohet, gjaku i tij ende përmban anti-trupat që ka krijuar organizmi kundër mikrobit. Këto anti-trupa janë përgjigja e sistemit imunitar të personit të sëmurë për të luftuar mikrobin.

Kur një pacient injektohet me plazmën që përmban anti-trupa në formë serumi, pacienti munt të përfitojë mbrojtje shtesë imunitare.

Kjo praktikë nuk funksionon gjithnjë. Mjekët besojnë se nëse sëmundja ka avancuar, është e vështirë të arrish rezultat pozitiv.

Mjekët kinezë kanë trajtuar disa pacientë me plazmë, por vetëm në kushte eksperimentale, klinike, pra nuk është e qartë nëse praktika do të japë rezultat në shkallë të gjerë.

Kompania spanjolle Grifols ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë amerikane për të mbledhur plazmë në qendra të dhurimit të gjakut. Kompania ka në plan që të ndajë anti-trupat e personave të shëruar nga koronavirus, për analiza më të thella shkencore kundër sëmundjes.

Këtë javë Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet autorizoi mjekët amerikanë të përdorin plazmë në pacientë në gjendje të rëndë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi