Zbulohet një gropë në fund të Oqeanit Paqësor nga e cila buron një lëng yndyror dhe i ngrohtë, me një përbërje kimike shumë ndryshe nga i gjithë uji që e rrethon.
Sipas grupit kërkimor të Universitetit të Uashington, që studimin e ka publikuar në revistën “Science Advances”, burimi është zbuluar rreth 80 km në brigjet e Oregon në SHBA, në një zonë ku bashkohen dy pllaka tektonike, dhe përbën një fenomen të pavrojtuar ndonjeherë deri më sot.
E kanë pagëzuar Oazi i Picias “Pythia’s Oasis”, dhe mund të jetë e lidhur me lëvizjen e pllakave tektonike, të cilat shtyhen duke bërë që njëra të jetë nën tjetrën dhe duke shkaktuar fenomene sizmike.



