E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shkencëtarët: Njeriu, fajtor i valës së të nxehtit në Europë

Ndryshimi klimatik i shkaktuar nga njeriu, mund të jetë shkaktar i valës së të nxehtit që përfshiu Evropën, gjatë javës së kaluar.

Temperaturat, në disa pjesë të Francës, u ngritën në 45.9 gradë Celsius, më shumë se ndonjëherë në histori, thanë shkencëtarët.

“Ndryshimet klimatike nuk janë më rritje abstrakte e temperaturave në nivel botëror, por tashmë ju mund ta ndjeni valën e të nxehtit sapo dilni jashtë”, tha Geert Jan van Oldenborgh, hulumtues në Institutin Mbretëror holandez të metorologjisë.

“Hulumtimet tregojnë se një valë e njëjtë e vapës, po të ndodhte një shekull më parë, do të ishte rreth 4 gradë Celsius më e ftohtë sesa kjo e fundit”, thuhet në raportin e një grupi shkencëtarësh.

Shkencëtarët kanë thënë se ngrohja e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar kryesisht nga emetimet industriale të dioksidit të karbonit nga lëndët djegëse, do t’i bëjë më të shpeshta këto temperatura ekstreme, por edhe stuhitë, thatësirat dhe përmbytjet.

Organizata Botërore Meteorologjike tha se viti 2019 ishte në rrugë e sipër për të qenë ndër vitet më të nxehta në botë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi