Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një kapsulë elektronike që mund të gëlltitet dhe kontrollohet me anë të bluetoothit për të shpërndarë ilaçet direkt nga stomaku.
Studiuesit besojnë se pajisja 3D e printuar mund të ndihmojë me ilaçet pacientët që luftojnë sëmundje që kërkojnë periudha të gjata trajtimi mjekësor. Ekipi i Institutit të Teknologjisë të Massachusetts-it krijoi shpresë se mund të përdoret gjithashtu për të zvogëluar numrin e injektimeve të cilat për fat të keq disa pacientë i kanë të nevojshme dhe të paevitueshme.
Kapsula elektronike ose mjeti që bën përçimin e mjekimit në trupin e njeriut për një afat kohor të caktuar, mund të zbulojë gjithashtu infeksione ose reaksione alergjike, dhe pastaj të lëshojë një ilaç si antihistamina në përgjigje të saj. Pajisja mund të dërgojë informacione dhe të marrë udhëzime nga smartphoni i përdoruesit nëpërmjet Bluetooth.”Sistemi ynë mund të sigurojë monitorim dhe trajtim të mbyllur”, tha profesor Giovanni Traverso, bashkëautor i hulumtimit. Ai shtoi se njoftimet apo paralajmërimet që vijnë në smartphone mund të ndihmojnë në udhëzimin e dërgimit të një ilaçi ose akordimin e dozës së një medikamenti. Pajisja mund të monitorojë disa njerëz me rrezik të lartë për infeksion, të tillë si pacientët të cilët marrin kimioterapinë ose mjekime imunosupresive.



