Shkencëtarët kanë qenë prej kohësh të interesuar të zbulojnë më shumë për thinjat e flokëve dhe tani një studim i ri mund të ketë zbuluar arsyen pse thinjen flokët.
Studiuesit në New York University Grossman besojnë se disa qeliza staminale (McSCs) mund të ngecin me kalimin e moshës dhe të humbasin aftësinë e tyre për të maturuar dhe ruajtur ngjyrën e flokëve.
Disa qeliza staminale – të cilat janë në gjendje të zhvillohen në lloje të ndryshme qelizash – humbasin aftësinë për të lëvizur me kalimin e moshës, duke rezultuar në thinja.



