Samsung promovoi lansimin e Galaxy A8 disa javë më parë kur po lansonte një çift pajisjesh të reja në Kinë. Informata që kompania lëshoi në atë kohë sugjeroi që pajisja do të kishte një lloj të ri të ekranit. Pak më shumë për ekranin u bë e ditur në SDC 2018 muajin e kaluar.
Galaxy A8 pritet të posedoj ekranin Infinity-O. Samsung ka konfirmuar tashmë se do të zbulojë këtë pajisje më 10 dhjetor.
Ekrani Infinity-O siguron një mënyrë të re që zëvendëson shiritin e zi në ekran, diçka që Samsung nuk ka adoptuar për telefonat e tyre ende. Ekrani i ri vendos kamerën e përparme në një vrimë që është shpuar në panelin aktual të ekranit.



