E enjte, 19 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pse nuk e ndjejmë shpejtësinë e avionit kur udhëtojmë?

Edhe pse aeroplanët janë mjete transporti shumë të shpejta, njerëzit brenda tyre nuk ndjejnë asgjë ndërsa janë brenda tij, edhe pse shpejtësia shpeshherë kap 1 mijë km/h.

Kjo mund të duket konfuze, por ka një arsye të thjeshtë pse ne nuk e ndiejmë shpejtësinë me të cilën udhëtojmë në avion.

Një aeroplan udhëton me një mesatare prej 1000 kilometrash në orë. Në mënyrë që avioni të ngrihet, duhet të arrijë një shpejtësi mesatare prej 300 kilometrash. Pasagjerët papritmas ndjejnë shpejtësinë e shtuar gjatë ngritjes sepse është më e lartë se shpejtësia me të cilën janë mësuar.

Megjithatë, pasi avioni përfundon ngritjen dhe kthehet në kursin e tij normal, ai fluturon me të njëjtën shpejtësi. Kjo është arsyeja pse pasagjerët e avionit nuk e kuptojnë shpejtësinë konstante.

Por nëse do të ishte e mundur që avioni të frenonte në ajër ose të bënte një manovër të papritur, ndryshimi i dukshëm i shpejtësisë midis dy situatave do të ishte i dukshëm.

Kjo shpjegon edhe pse ne nuk e ndiejmë rrotullimin e Tokës. Ashtu si aeroplanët, Toka ruan një shpejtësi konstante rrotullimi, e cila na bën të perceptojmë rrotullimin.

Sidoqoftë, nëse Toka do të lëvizte papritur në mënyrë të kundërt, atëherë ndryshimi në shpejtësi mund të ndihej nga njerëzit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi