Arsyet historike të një marrëveshjeje që nuk bashkoi të gjitha vendet e botës.
Kur në Mesjetë Papa Bonifacio VIII (1230-1303) përsëriti frazën se “të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, ftoi pelegrinët që të mbanin anën e majtë të rrugës, duke përforcuar një zakon tashmë të gjerë në mesin e udhëtarëve dhe kalorësve në mënyrë që të përdornin më lehtë shpatat e tyre në raste sulmesh të papritura.
Gjatë Revolucionit Francez, Robespierre urdhëroi qytetarët të lëviznin në të djathtë për të sfiduar Kishën Katolike. Disa vite më vonë Napoleoni e eksportoi këtë praktikë në vendet e pushtuara nga ushtritë e tij. Disa thonë se e bëri në kundërshtim të zakonit të Mbretërisë së Bashkuar.



