E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pse dritaret në aeroplane janë të rrumbullakëta, ja arsyeja

Në shumicën e shtëpive dritaret janë katrore, drejtkëndëshe por mund të jenë edhe trekëndore.

I njëjti rregull është ndjekur edhe nga veturat.

Por ama ky ‘rregull’ nuk vlen edhe për aeroplanët, dritaret e të cilëve janë rrethore. Megjithatë, jo gjithmonë ka qenë kështu.

Në fillim, edhe aeroplanët kanë pasur dritare këndore, mirëpo pas dy aksidenteve që kishin ndodhur në vitin 1954, në njërin prej të cilëve kishin humbur jetën 56 pasagjerë, ishte konstatuar që një defekt në skajin e dritares kishte çuar në shkatërrimin e gjithë avionit.

Gjatë testeve të mëvonshme ishte vërtetuar që 70 për qind e shtypjes së aeroplanit përqendrohej në këndet e mprehta të dritareve, andaj që prej atëherë dritaret e aeroplanëve gjithmonë janë rrethore.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi