Njerëzit kanë aftësi të ndryshme, disa prej tyre e kanë të lehtë mësimin e gjuhëve të huaja, ndërsa një pjesë vështirësohet. Një studim i ri sugjeron se njerëzit që e kanë të vështirë të mësojnë gjuhë të huaja mund ta kenë trurin të ndërtuar në një mënyrë të atillë që nuk i mban njohuritë linguistike.
Mësimi i një gjuhe të dytë është më e lehtë për disa të rritur sesa të tjerë, për shkak të mënyrës se si pjesë të ndryshme të trurit komunikojnë me njëratjetrën.
Gjithçka ka të bëjë me faktin se sa mirë komunikojnë qendrat e trurit kur janë në qetësi. Pjesa më e madhe e të nxënit ndodh gjatë kohës kur truri pushon, prandaj gjumi është shumë i rëndësishëm.



