E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Planetët e sistemit diellor – Burimi i emrit të tyre

Planet vjen nga fjala greke planetes. Ky emër u është atribuar, që nga kohërat e lashta, trupave qiellorë si Hëna, Marsi, Mërkuri, Venusi… sepse në qiell ata duket se ndryshojnë pozicionin e tyre në lidhje me të ashtuquajturit yje fiks.

Nga grekët te Koperniku

Kanë qenë pikërisht astronomët grekë që i kanë dhënë emrin planetëve individualë, të cilët gjatë shekujve kanë kryer studime të thella mbi sistemin diellor.

Vetëm mendoni për Aristarkun e Samosit, i cili jetoi në shekullin e tretë para Krishtit, i cili e konsideronte Diellin si qendrën e sistemit diellor.

Por teoria u pranua vetëm tetëmbëdhjetë shekuj më vonë, kur astronomi polak Nicolaus Copernicus e propozoi atë përsëri.

Në emërtimin e planetëve të ndryshëm, grekët iu referuan perëndive olimpike. Kështu, planetit më të ndritshëm, Venusit, iu dha emri i perëndeshës së bukurisë; tek ai që lëviz më shpejt, emri i Mërkurit, lajmëtar i perëndive; te Marsi, një planet i kuqërremtë, emri i zotit të luftës; Jupiteri, i cili është planeti më i madh, ishte i lidhur me hyjninë më të rëndësishme në mitologji; për Saturnin, i cili ishte më i largët, u zgjodh perëndia babai i Jupiterit dhe hyjnive të tjera.

“Pagëzimet” e fundit

Në atë kohë, planetët Urani, Neptuni dhe Plutoni nuk njiheshin sepse ishin shumë larg dhe të dukshëm vetëm me instrumente optike.

Në fakt ato u zbuluan më vonë, përkatësisht në 1781, në 1846 dhe në 1930. Por ata u pagëzuan edhe me emra të marrë nga mitologjia greke për respekt të traditës. /ATSH – Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi