E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pjesë e një studimi – 18 mijë euro për të qëndruar 2 muaj shtrirë në krevat

Agjencia Europiane e Hapësirës po paguan 12 persona me nga 18 mijë euro për të qëndruar 2 muaj të shtrirë në shtrat si pjesë e një studimi.

Qëndrimi shtrirë mund të duket si relaksues, por personat që marrin pjesë në këtë studim do të duhet të lëvizin së bashku me krevatin ku do të qëndrojnë të shtrirë, si dhe t’u nënshtrohen gjatë gjithë kohës kontrolleve mjekësore.

Ky studim i kryer nga Agjencia Europiane e Hapësirës ka si synim të zbulojë se çfarë i ndodh trupit të njeriut në hapësirë dhe të merren masa për t’i përballuar ato. Eksperimenti zgjat 88-ditë në total, ndërsa në të po marrin pjesë persona të moshës nga 20 deri në 45 vjeç.

Për 60 ditë, pjesëmarrësit do të qëndrojnë të shtrirë në shtretër. Vaktet e ushqimit, dushi, madje edhe për nevojat personale, këta persona do të qëndrojnë me njërën shpatull të vendosur në dyshek, me një kënd 6 gradë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi