Pasaportat e Singaporit dhe të Japonisë janë më të fuqishmet në botë për vitin 2018, ka bërë të ditur sistemi i rangimit vjetor.
Dy vendet në fjalë kanë rrëzuar nga froni Gjermaninë, e cila një vit më parë zinte vendin e parë, ndërsa Singapori e Japonia të katërtin respektivisht të pestin. Gjermania tashmë është në vendin e dytë, e ndjekur nga Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Spanja, Suedia e Koreja Jugore, të cilat së bashku ndajnë vendin e tretë.
Në indeksin e restrikcioneve për viza të kompiluar nga firma ligjore “Henley & Partners”, vendin e katërt e ndajnë Portugalia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Holanda, kurse të pestin Kanadaja, Zvicra, Irlanda dhe SHBA-ja.



