E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Organizmi i njeriut njeh vetëm 2 stinë

Viti përbëhet nga katër stinë dhe këtë e dimë të gjithë. Por duket se organizmi i njeriut njeh vetëm 2.

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore ‘Nature Communication’, stinët biologjike të trupit tonë janë vetëm 2, dhe organizmi ynë pëson ndryshime në nivel molekular vetëm në fillim të Verës dhe në nisje të Dimrit.

Studiuesit kanë vëzhguar për 4 vjet me radhë, katër herë çdo vit, kampionet e gjakut të 105 vullnetarëve të moshave nga 25-75 vjeç.

Rezultatet kanë nxjerrë në pah se ndryshimet në organizëm verifikohen 2 herë në vit, ku në nisje të stinës së ftohtë, në trupin e njeriut pësojnë rritje nivelet e molekulave të sisitemit imunitar, që shërbejnë për t’u përballur me infeksionet virale tipike të stinës së Dimrit.

Ndërsa në fund të Pranverës apo fillim të Verës, trupi ynë reagon duke rritur nivelin e glukozës në gjak, një proteinë ‘PER1’ që është rregullatore e ritmit gjumë-zgjim dhe ndryshimet në molekulat përgjegjëse për alergjitë dhe artritet.

Të gjitha këto ndryshime verifikohen vetëm 2 herë në vit, çka do të thotë pra, se trupi ynë njeh vetëm 2 stinë, të kundërtat, Verën dhe Dimrin.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi