E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

OBSH: Duhani shkakton sëmundje dhe goditje kardio-vaskulare

31 maji është Dita Botëtore kundër Duhanit. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se përdorimi i duhanit shkakton spmundje dhe goditje kardio-vaskulare, si edhe mund të sjellë vdekjen e parakohëshme të 3 milionë vetëve në vit.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve, duke shkaktuar afro 18 milionë vetë në vit. Organizata Botërore Shëndetësore ia atribuon 3 milionë nga këto vdekje përdorimit të duhanit dhe eskpozimit ndaj duhanit.

Douglas Bettcher është drejtor i OBSH-së për parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme. Ai thotë se shumica e njerëzve e dinë se duahni rrit rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të mushkërive; por studimet tregojnë se shumë prej tyre nuk e dine që përdorimi i duhanit nxit sëmundjet e zemrës dhe goditjet në zemër.

“Ka hendeqe të mëdha në njohuritë për rreziqet e sëmundjes së zemrës. Dhe në shumë vende, këto mangësi në njohuri janë shumë të thella. Përqindja e njerëzve që nuk e besojnë se duhani shkakton goditje kardio-vaskulare është për shembull në Kinë deri në 73 për qind. Për goditjet në zemër, 61 për qind e të rriturve në Kinë, nuk e dinë se duhani e rrit atë rrezik”.

Menaxheri i kontrollit të përdorimit të duhanit në OBSH, Vinayak Prasad, thotë se njohuria mund të shpëtojë jetë.

“Nëse ndalon duhanin, rreziku nga sëmundjet kardio-vaskulare eliminohet për 15 vjet. Pra 15 vjet pasi ke lënë duhanin, rreziku është i njëjti sikur të mos kishe prië kurrë duhan.”

OBSH njofton se përdorimi i duhanit ra nga 27 për qind në vitin 2000 në 20 për qind në vitin 2016. Megjithatë oragnizata shton se duhani shkakton vdekjen e mbi 7 milionë vetëve në vit. Agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë se mbi 80 për qind e përdoruesve të duhanit, jetojnë në vendet në zhvillim dhe kjo shifër po rritet.

OBSH-ja vë në dukje se përdorimi i duhanit është në rënie në të gjitha rajonet përveçse në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. (Lisa Schlein- Zëri i Amerikës)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi