E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Njihuni me ujëvarën brenda aeroportit të Singaporit

Aeroporti më i mirë në botë sapo ka zbuluar një qendër të madhe argëtimi prej 135.700 m² që lidh të gjitha terminalet, e cila gjithashtu përfshin edhe një ujëvarë. 

Jewel në Singapor Changi Airport përmban qindra dyqane, restorante, një pyll dhe ujëvarën më të lartë të brendshëm në botë, ku të gjitha janë të shpërndara në dhjetë kate.

Kompleksi i madh do të hapet zyrtarisht nga 17 prilli. Është hartuar nga arkitekti Moshe Safdie, i cili gjithashtu ka projektuar edhe Marina Bay Sands Hotel. Sipas Hung Jean, CEO i Jewel Changi Airport Development, vizioni që qëndron pas projektit është një vend ku “bota takohet me Singaporin, dhe Singapori takon botën”. Në të vërtetë, Jewel ndodhet në afërsi të Kullës ATC në Singapor, e lidhur me tre anë nga Terminalet 1, 2 dhe 3.

I vendosur në një strukturë rrethore, qelqi dhe çeliku të dizajnuara nga arkitekti i njohur Moshe Safdie, Terminali 1 është ngjitur me Aeroportin Jewel Changi dhe është vendosur në një territor të aeroportit që ishte më parë një parking. Struktura e re mahnitëse tani mbulon më shumë se 1.46 milion metra katrore. Ajo ka 10 kate, pesë mbi tokë dhe pesë nën tokë, dhe është ndërtuar me një kosto prej 1.25 miliardë dollarë.

Në nivelin e tokës, uji rrjedh në një gyp akrilik gjigant që krijon një ujëvarë të përmbysur në dy nivele nën tokë. Gjatë natës, ujëvarë bëhet sfond, ose kanavacë, si e para e llojit të saj nëpër botë, me një dritë të projektuar 360 gradë tinguj të cilat ofrojnë shfaqje për pasagjerët e aeroportit. Ujëvara nuk është thjesht një tipar në ndërtesë, tha Peter Kopik, drejtor i dizajnit. Ajo në fakt, u shpreh ai, është një vazhdim i vetë ndërtesës për të krijuar imazhin e pafundëm të ujit që rrjedh.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi