E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Një tërmet si i djeshmi në Shqipëri, mund t’u merrte jetën 30 mijë njerëzve në Stamboll

Frika e një tërmeti është e madhe në Stamboll. Për ekspertët, nuk shtrohet pyetja nëse një tërmet shkatërrimtar do ta godasë qytetin më të madh të Turqisë, por kur do të ndodhë kjo.

Dhe Stambolli me 15 milionë banorë, sic thonë ata, nuk do të jetë gati për një goditje të tillë. 17 gushtin e vitit 1999, një tërmet me magnitudë 7.4 magnitude shkundi rajonin e Marmarasë për 45 sekonda.

Mbi 18.000 njerëz u vranë, 50 mijë u plagosën e 300.000 mbetën të pastrehë. Tërmeti i Izmitit dhe ai që e pasoi tre muaj më vonë në qytetin e Duzce-s ku vdiqën rreth 900 vetë, nxorën në pah një problem që duket se e mundon ende Turqinë: standardin e ulët të ndërtimeve dhe përgatitje e dobët të ekipeve të emergjencës.

Rregullat janë bërë më të ashpra që prej atëherë, e është krijuar dhe një organizëm për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore, AFAD. E megjithatë, 20 vjet pas tërmetit të Marmarasë, kritikët thonë se përgatitet për një goditje gjigande të së njëjtës natyre, janë krejtësisht të papërshtatshme.
Marco Bohnhoff, sizmiolog në qendrën gjermane kërkimore të gjeoshkencave në Potsdam, thotë se shanset që një tërmet i fuqishëm të godasë nën shtratin e detit të Marmarasë, pranë brigjeve të Stambolli, janë shumë të mëdha.

Ka rreth 1.6 milionë ndërtesa në Stamboll, gati gjysma e të cilave janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i janë bërë shërbimet e nevojshme të mirëmbajtjes. Sipas parashikimeve të AFAD, një tërmet i fuqishëm në Stamboll do të merrte 30 mijë jetë njerëzish e do të linte pas 2.6 million të pastrehë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi