E enjte, 19 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Një kokërr qershi shitet në ankand për 212 euro

JAPONI/ ATSH-ANSA/ –Një kuti me 15 qershi japoneze u shit në ankandin e parë të sezonit për 500 000 jen, ekuivalente me 3 200 euro, në prefekturën veriore të Aomorit, një shenjë e favorshme për fermerët vendas, megjithëse më e ulët se çmimi i paguar në 2022.

Qershitë në formën e zemrës (Juno) janë të njohura për përmasat më të mëdha dhe për të përmbushur standardet ato duhet të kenë më shumë se 2.8 centimetra në diametër dhe të kenë një përmbajtje sheqeri prej 20 gradë.

Ankandi, arriti një çmim prej mbi 33 000 jen, gati 212 euro për qershi, nga 255 që ishte vitin e kaluar.

Qershitë e quajtura ”Aomori Heart Beat”, përdoren si një dhuratë e çmuar falë pamjes së tyre në formë zemre dhe aromës së konsideruar të paarritshme.

Fituesi i ankandit është pronari i një dyqani të ëmbëlsirave lokale, i cili do t’i përdorë ato për ëmbëlsira që variojnë nga 1500 deri në 8000 jen (rreth 10-50 euro), të cilit duket se nuk i interesojnë marzhet e fitimit, sipas mediave lokale.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi