Shkencëtarët kanë përdorur një metodë të re për nxjerrjen e ADN-së së lashtë për të identifikuar pronarin e një varëseje 20,000-vjeçare të krijuar nga dhëmbi i një qeni. Metoda mund të izolojë ADN-në që ishte e pranishme në qelizat e lëkurës, djersën ose lëngjet e tjera trupore dhe që përthithej nga disa lloje të materialit poroz, duke përfshirë kockat, dhëmbët kur trajtohej nga dikush mijëra vjet më parë.
Objektet e përdorura si mjete ose për zbukurime personale, varëse, gjerdan, byzylykë, unaza mund të ofrojnë njohuri për sjelljen dhe kulturën e së kaluarës, megjithëse kuptimi ynë ka qenë i kufizuar nga paaftësia për të lidhur një objekt të caktuar me një person të caktuar.
“Është jashtëzakonisht magjepsëse, këto objekte të bëra në të kaluarën e thellë, na lejojnë të hapim një dritare të vogël për të udhëtuar prapa dhe për të hedhur një vështrim në jetën e këtyre njerëzve,” tha biologia molekulare Elena Essel e Institutit Max Planck, autore kryesor i studimit të botuar të mërkurën në revistën Nature. Studiuesit që gjetën varësen, e cila u përcaktua të ishte 19,000-25,000 vjeç, përdorën doreza dhe maska për fytyrën kur e gërmonin dhe e trajtonin atë, duke shmangur kontaminimin me ADN-në moderne.



